Emery e dëshiron Jamesin si zëvendësues të Ozilit te Arsenali

15 Janar 2019

Arsenali është duke planifikuar një transferim që mund të konsiderohet si befasi. Klubi anglez e dëshiron James Rodriguezin si zëvendësim për Mesut Ozilin.

Kolumbiani është aktualisht i huazuar te Bayern Munichu nga Real Madridi, mirëpo nuk është i favorizuar nga trajneri Niko Kovac.

James është i huazuar te Bayerni (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, trajneri i Topçinjve, Unai Emery planifikon ta shesë Ozilin, megjithëse paga e tij e lartë (338.000 euro në javë) është pengesë për klubet që duan ta transferojnë.

Lexo po ashtu: Lajmet për JAMES

Bayerni ka paguar rreth 13.5 milionë euro në vitin 2017 për huazimin dyvjeçar të James, ndërsa Daily Mail raporton se Arsenali është gati ta mbulojë gjashtëmujorin e fundit në kontratën e tij, me kusht që ta transferojë në Emirates.

Emery dëshiron ta shesë Ozilin në janar (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez do të duhet të paguajë rreth 3.5 milionë euro për kontratën e mbetur nga Bayerni dhe pastaj të arrijë marrëveshje për blerjen e kolumbianit.

Bavarezët e kanë opsionin e blerjes së 27-vjeçarit për 45 milionë euro, por nuk pritet ta shfrytëzojnë në rast se Kovac vazhdon të mbetet trajner.

Emery ka pranuar se Arsenali nuk ka fonde për të blerë lojtarë në janar, mirëpo mund ta huazojë Rodriguezin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan