Emery i kënaqur me paraqitjen e Torreiras në pozitën e re

20 Shtator 2019

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery beson se ai mund të ketë gjetur një zgjidhje për mesfushën e tyre në një ndryshim pozicioni për uruguaianin Lucas Torreira.

Mesfushori uruguaian luajti në një rol pak më të avancuar kundër Eintracht Frankfurt në ndeshjen e së enjtes mbrëma në Ligën e Evropës.

Ajo funksionoi dhe Torreira arriti të ndihmojë ekipin e tij për të marrë një fitore të madhe në udhëtim me rezultat 3-0.

Lexo po ashtu: Fitore bindëse e Arsenalit në udhëtim te Frankfurti

Emery foli për atë pas lojës duke pasur vlerësim maksimal për paraqitjen e uruguaianit.

“Sonte (dje) Torreira luajti shumë mirë dhe këtë sezon është ndeshja e parë në të cilën ai po ndihej shumë mirë fizikisht. Ishte në gjendje të shkonte nga zona në zonë dhe unë dua të përdor cilësinë e tij”, ka thënë fillimisht Emery.

Lexo po ashtu: Xhaka pas fitores së madhe ndaj Eintrachtit: Jam shumë krenar për këtë ekip

“Cilësitë e tij janë që ai mund të bëjë presion të mirë dhe mund ta fitojë topin lart në fushë për të na dhënë neve mundësinë për të shënuar. Ai e bëri këtë sonte (dje)”.

“Ne kemi nevojë për dikë që luan me topin dhe në pozicionin e tij, ai mund të na ndihmojë në ndërtimin e lojës”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan