Emery kërkon nga Xhaka dhe bashkëlojtarët të angazhohen më shumë në mbrojtje

21 Shtator 2019

Unai Emery ka kërkuar përmirësim në mbrojtjen e skuadrës që nga sulmi deri në fazën defensive. Deklaratat e trajnerit të Arsenalit kanë ardhur pas pakënaqësive të lojtarëve dhe tifozëve në barazimin ndaj Watfordit.

Topçinjtë ishin në epërsi të dyfishtë pas golave të Pierre-Emerick Aubameyang, mirëpo ekipi nuk u mbajt dhe i pranoi dy gola për të marrë vetëm një pikë.

Lexo po ashtu: Xhaka flet pas barazimit ndaj Wafordit: Ishim të frikësuar në pjesën e dytë

Granit Xhaka (Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

Pas ndeshjes, Granit Xhaka deklaroi se skuadra e tij ishte e frikësuar në pjesën e dytë, ndërsa Ainsley Maitland-Niles deklaroi se gabimi ishte që Arsenali nuk e ndryshoi lojën edhe pse ishte në epërsi të dyfishtë.

Ndërsa tash ka ardhur edhe reagimi i trajnerit spanjoll, i cili ka kërkuar që mesfushorët dhe sulmuesit të angazhohet më shumë në mbrojtje.

Unai Emery (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Duhet të jemi konkurrues dhe të përmirësohemi në mbrojtje. Por, jo vetëm me mbrojtësit, por me gjithë skuadrën. Duhet të jemi më kompakt”, ka deklaruar Emery për Sky Sports. /Telegrafi/

www.telegrafi.com