Emery nuk e di se kur do të kthehen Ozil dhe Kolasinac te Arsenali

12 Gusht 2019

Unai Emery ka konfirmuar se nuk e di ende se kur do t’i thërrasë përsëri Mesut Ozilin dhe Sead Kolasinacin që t’u bashkohen në stërvitje.

Dyshja humbi hapjen e Ligës Premier  të Arsenalit ndaj Newcastlit, pasi goli i Pierre-Emerick Aubameyang ishte i mjaftueshëm për t’i fituar tri pikë.

Kolasinac luftoi me guxim një bandë me motoçikletë, të cilët u përpoqën të sulmonin atë dhe Ozil muajin e kaluar.

Ozil ka rritur mbrojtjen në shtëpinë e tij me roje sigurie dhe patrullimin e qenve 24-orësh.

Pas fitores ndaj ‘Magpies’, Emery tha: “Klubi po menaxhon atë rrethanë”.

Lexo po ashtu: Dalin detaje të reja në lidhje me incidentin e Ozilit dhe Kolasinacit me hajdutët e armatosur

“Ne duam të jemi me ta sa më shpejt dhe me normalitet në stërvitje dhe normalitet që të jemi gati për të luajtur.

“Por unë nuk e di tani kur ata do të jenë në dispozicion”, ka shtuar mw tej Emery. /Telegrafi/

www.telegrafi.com