Emery sfumon Wenger-in: Pas 22 vitesh kishte nevojë për…

Një vend i pestë në klasifikim e bën Arsenal-in skuadrën që i vihet në ndjekje Manchester City-t, Liverpool-it, Chelsea-t dhe Tottenham-in. Me mbërritjen e Unai Emery gjërat kanë ndryshuar dhe fillimi i sezonit është shumë i rëndësishëm, pasi është një provë për të. Një ndryshime arome do të ishte thelbësor për “Topçinjtë”, të cilët duan që të kthehen në klubet më të ndjekur të Europës. Për të folur për skuadrën angleze për nisjen e kësaj epoke të re, është trajneri i ri, Unai Emery, i cili ka folur për spanjollen “Marca” për aventurën në Premier League dhe nisjen e sezonit të të tijve.

“Arsenal kërkonte një trajner të ri, por unë nuk isha i vetmi në listë që do të pasoja Wenger-in. Gazidis donte dikë që të bënte rolin e trajnerin dhe në fund u bind për të më zgjedhur mua”.

Pas lamtumirës së Wenger-it ka nevojë për shumë ndryshime: “22 vite në të njëjtën pankinë, në futbollin e sotëm, nuk është e thjeshtë ta bësh. Besoj se Arsenal-i kishte nevojë për pak ajër të freskët, jo vetëm për rolin tim, por edhe duke parë drejtuesit e tjerë që punonin. Duhej diçka e re, aftësi për të sjellë stimuj të rinj në këtë ambient. Pas 22 vitesh të Wenger-it më është dashur që të hap dritaret”.

Dhe pikërisht mbi ish-trajnerin ai shton: “Nëse e kam takuar Arsene? Po, një herë. Më ka dhënë shumë këshilla dhe informacion, por që nuk më interesojnë. Këtu nevojitet që çdo gjë të nisë nga zero, edhe sot ua përsëris djemve të mi se jemi vetëm në pikën e nisjes”. /EDS/
**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.