Emi Martinez fiton edhe më shumë zemrat e tifozëve pasi dëgjohet teksa thotë "Nuk më interesojnë paratë"

03 Gusht 2020

Emiliano Martinez është pjesë e Arsenalit që nga viti 2010, por pa mundur asnjëherë të jetë më i rëndësishëm se këtë edicion për londinezët.

Portieri argjentinas është huazuar në gjashtë skuadra të ndryshme si Oxford, Sheffield Wed, Rotherham, Wolverhampton, Getafe e Reading para se të rikthehej këtë edicion tek Arsenali për të qenë portieri i dytë.

Martinez ka mbrojtur në 23 takime këtë edicion në të gjitha garat, ku pas lëndimit të Bernd Lenos ai ka shfaqur siguri shumë të lartë.

27-vjeçari ishte shumë emocional pas triumfit në Kupën FA, duke shpërthyer në lot.

Emiliano Martinez . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Argjentinasi ka fituar edhe më shumë zemrat e tifozëve të Arsenalit, pasi është shfaqur një video kur ai thotë në tunel duke shkuar në dhomat e zhveshjes se nuk i interesojnë paratë.

Martinez ka deklaruar se në moshën 17-vjeçare pranoi ofertën e Arsenalit për shkak të prindërve të tij, pasi vinte nga një familje e varfër dhe u desh të tregohej trim për t’iu ndihmuar atyre.

“Kur erdhi oferta nga Arsenali unë u desh të bëhem trim dhe ta pranojë atë. E bëra për prindërit e mi”.

“Kam ardhur nga një familje e varfër dhe të fitojë një trofe dhe të marrë një medalje është krenari si për mua ashtu edhe për ata”, deklaroi Martinez duke shpërthyer në lot gjatë intervistës.

Emi Martinez after the game saying “I dont care about the money” ?#afc pic.twitter.com/1fMzMLHbBg

— Gilles (@_Grimanditweets) August 1, 2020

Në mediat angleze raportohej se Martinez do të fitonte bonus të mirë nëse fitohej Kupa, ndërsa video që është shfaqur ai thotë se nuk i interesojnë paratë, por trofeu.

Gjithsesi me paraqitjet e tij dhe me këtë gjë, Martinez ka fituar edhe më shumë zemrat e tifozëve të Arsenalit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan