Emini i tregoi rrugën, një tjetër lojtar drejt FIFA-s

Milos Krkotic dhe Kukësi kanë vetëm dy rrugë, ose mesfushori malazez të rikthehet në ekip, ose çështja të shkojë në FIFA. Mesfushori i afruar nga Mladost në verë konsiderohet i panevojshëm te kampionët në fuqi, por mes palëve ka një kontratë dhe nuk mund të largohet aq lehtë.

Kukësi pretendon se lojtari ka thyer disiplinën duke u larguar në Podgoricë pa leje, por nga ana e lojtarit nuk pranohet të ketë ndodhur diçka e tillë. Menaxheri i Krkotic, Aleksandër Sunjevic, ka treguar se klienti i tij ka udhëtuar drejt familjes pas “OK” të mjekut.

Në një deklaratë që ai ka dhënë në gazetën “Sport Ekspres”, ai ka theksuar se Krkotic nuk largohet pa marrë atë që i takon. Deri më tani ai nuk ka marrë dy paga nga katër në total, kurse njërën e ka marrë me gjobë, sikurse tregon Sunjevic. Ai paralajmëron se kjo çështje mund të shkojë në FIFA.

“Ia kemi bërë të qartë klubit se nuk pranojmë prishjen e njëanshme të kontratës. Na kanë ofruar ulje të ndjeshme page, por Krkotiç nuk mund të vazhdojë me 1500 euro pagë mujore (3500 euro e ka në kontratë). Nëse në Federatë ekziston një kontratë tjetër, ndryshe nga ajo që kemi ne, është problem i FSHF-së dhe Kukësit”, deklaron mes të tjerave menaxheri i Krkotic, që shton:

“Të jetë e qartë, Kërkotiç nuk largohet pa marrë atë që meriton. Ai ka luajtur në dy klube këtë sezon dhe nuk mund të endet rrugëve deri në verë, ndaj Kukësi duhet ta rikthejë në ekip deri në fund të kontratës. Përndryshe, nuk shkojmë fare në FSHF, nuk i besojmë fare zgjidhjes atje. Do të shkojmë direkt në FIFA, do të përballemi aty me Kukësin dhe FSHF-në”. Vjet në verë te Kukësi pati disa lojtarë që patën probleme me kontratat, por vetëm njëri i shkoi deri në fund çështjes, sulmuesi Izair Emini. Tetovari u la i lirë dhe u transferua te Shkëndija. Pas tij duket se do të shkojë edhe një çështje në organet disiplinore të qeverisë së futbollit botëror. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan