Emini: Vazhdimi i gjyqit? Kukësi e di të vërtetën

Nuk ka asnjë dyshim për të, Shkëndija është më lart se Kukësi dhe vendimi për t’u larguar ishte i duhuri. Sulmuesi Izair Emini ishte një ndër lojtarët që krijoi çështje me kuksianet në verë. Ai donte largimin nga skuadra kampione e Shqipërisë, ndërsa presidenti Safet Gjici nuk e lëshonte.  Çështja po shkonte drejt FIFA-s, por në fund fitues doli  futbollisti. Ai u afrua me Shkëndijen e Tetovës ku po luan si titullar. 15 ndeshje për të këtë sezon, 12 si titullar, 4 gola. Shifra të kënaqshme për 32-vjeçarin. Në një intervistë për Eduasportin.com, ai rrëfen momentin e tij, por i rikthehet edhe kohës që u largua nga Kukësi. Kujtimet me këtë klub, por edhe synimet për të ardhmen.
– Emini, si ka qenë ecuria juaj këtë sezon me Shkëndijen?
Po te jemi realist, pas asaj që përjetova në fillim me dokumentacionin mund ta quaj një ecuri mjaft pozitive, mirëpo gjithnjë ka hapësirë për më shumë dhe unë besoj se mund te kisha bere edhe me mirë.
– A e ke hasur vështirësi në përshtatjen me klubin?
– Jo, jo, aspak. Nuk e kam patur të vështirë të ambientohem, pasi u ktheva në një ambient te njohur për mua dhe kisha shumë shokë aty dhe s’kisha ndonjë problem me përshtatjen. Kam qenë edhe më parë këtu duke fituar titullin dhe për mua ishte vetëm si vazhdimësi e asaj ku isha ndalur në momentin që u largova.

Shkëndija ka sulmues të mirë, po e vuani konkurrencën e madhe në skuadër?
– Jo, nuk kemi pse vuajmë pasi te gjithë e dimë se konkurrenca i bën mire ekipit dhe kështu secili jep maksimumin nga vetja si në seancat stërvitore, ashtu edhe në ndeshje. Trajneri është ai që vendos, në fund do të luajnë ata që janë më të përgatitur.
– Çfarë synon Shkëndija në këtë sezon? Po ju në aspektin personal?
– E kam thënë që në fillim kur kam ardhur se synimi im edhe i klubit është titulli kampion. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe mund ta bëjmë këtë gjë. Në aspektin personal dua të shënoj sa më shumë gola e të ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave.
Riktheheni ne Maqedoni pas disa vitesh shkëputje, a mund të bëni një krahasim se kush kampionat është më i fortë, maqedonasi apo shqiptari?
Mund të them se kampionati shqiptar është më i fortë dhe më i luftuar se ky në Maqedoni, por edhe këtu punohet dhe ka ekipe që tashmë kanë demonstruar edhe në Europë një nivel të kënaqshëm.
– Kush qëndron më lart, Kukësi apo Shkëndija në lidhje me organizimin dhe korrektesën?
– Shkëndija është më lart në këtë pjesë, padyshim.
U larguat nga Kukësi me probleme, keni patur kontakte me drejtuesit e klubit?
Jo, me drejtuesit nuk kam patur kontakte. Kam folur vetëm me shokët e skuadrës, pasi i kam miq.
– A është mbyllur çështja mes jush dhe Kukësit, pasi u përfol për vazhdimësinë e gjyqit?
Për mua nuk ka ekzistuar një rast, sepse gjithçka e kisha të qartë që nga fillimi. Nuk isha unë që shpika diçka. Mendoj se është mbyllur gjithçka me ata. Nuk besoj se kanë bërë ankesë tjetër në gjyq sepse kjo nuk do ju shërbente asgjë. Ata e dinë të vërtetën.
E keni ndjekur kampionatin shqiptar, mendoni se ndryshimet e bëra do t’i shërbejnë Kukësit?
E kam ndjekur dhe do e ndjek kampionatin shqiptar. Kukësi mendoj se ka bërë mire me ndryshimet, pasi me trajnerin e larguar nuk shkonte mire. Mungonin rezultatet dhe loja. Duke njohur gjërat shumë mirë edhe nga afër mendoj se Skënderbeu ka bërë një diference qe nuk mund të arrihet nga ekipet tjera në këtë moment. Flamurtari po shfaqet shumë mirë, ndryshe nga koha kur unë isha në Superiore. Duket se po bëhet një punë serioze të kjo skuadër. Kam shumë miq dhe atje. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan