Emre Can zyrtarisht lojtari i Juventusit, ja detajet e kontratës

Juventusi ka konfirmuar se kanë përfunduar nënshkrimin me mesfushorin gjerman Emre Can, i cili u bashkua me “Zonjën e Vjetër”, si një transferim i lirë. Mesfushori u lirua nga Liverpool-i, pasi kontrata e tij përfundoi pas fundit të sezonit të kaluar. Mesfushori ndërkombëtar gjerman nënshkroi sot një marrëveshje katërvjeçare me “Zonën e Vjetër” që e mban të lidhur deri në vitin 2022. Nëpërmjet një deklarate për shtyp në faqen zyrtare, Juventusi njofton arritjen e marrëveshjes: “Juventus Football Club njofton se Emre Can ka nënshkruar me bardhezinjtë që të hyjnë zyrtarisht në klub më 1 korrik 2018 për një marrëveshje katërvjeçare. Juventus Football Club S.p.A. njofton se është nënshkruar një kontratë pune me lojtarin Emre Can, në fuqi që nga 1 korriku 2018, e cila vazhdon deri më 30 qershor 2022. Si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes, Juventusi do të pësojë kosto shtesë prej 16 milionë eurosh, për t’u paguar dy vitet e ardhshme financiare”. Emre Can është një tjetër lojtar që i është bashkuar “Zonjës së Vjetër”, si një transferim i lirë gjatë viteve.

UFFICIALE – #EmreCan è bianconero! https://t.co/j7qhQJOB63 #WelcomeToJu pic.twitter.com/2KevXMRZIu

— JuventusFC (@juventusfc) June 21, 2018

Mesfushori i gjithanshëm, i cili gjithashtu mund të operojë në mbrojtje, bashkohet me Juventusin pas katër vitesh  me Liverpool FC. Ai ka bërë mbi 150 paraqitje me “Reds”, duke shënuar 14 gola për ekipin e “Anfield” duke arritur që nga Bayer Leverkusen në vitin 2014. Përveçse duke sjellë forcë dhe qëndrueshmëri në ekip, Can fitoi çmimin në sezonin 2016-2017 “Premier League Goal of the Season”, për një gol mahnitës nga larg. Can ka bërë 20 paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë, ndërsa fitoi Kupën e Konfederatave 2017 me “Die Mannschaft”. Juve do të jetë klubi i katërt në karrierën e tij, pasi filloi me Bayern Munchen. Të gjithë te “Zonja e Vjetër” dëshirojnë t’i urojnë një mirëseardhje të madhe Emre Can, nga i cili pritet shumë. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan