Ende ka gjasa që ndeshja mes Juventusit dhe Interit të zhvillohet me tifozë

27 Shkurt 2020

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, ka thënë se ende ka gjasa që ndeshja mes Juventusit dhe Inter të dielën të zhvillohet me tifozë në stadium.

Qeveria italiane i ka mbyllur dyert në gjashtë stadiume për ndeshjet e planifikuara këtë fundjavë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, por Fontana tani ka zbuluar se situata do të vlerësohet të shtunën.

“Shpresoj që nga sot të ketë një regresion të përhapjes, atëherë edhe unë do të shkoj të shikoj ndeshjen Juventus-Inter. Ne jemi duke monitoruar situatën. Jam shumë i qetë”.

Cristiano Ronaldo e De Vrij. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Nuk kam dyshime për rezultate pozitive. Duhet t’i hedhim një vështrim situatës. Si për shkollat edhe për gjërat tjera, ne do të kontrollojmë të shtunën dhe pastaj do të vendosim”.

“Ne duhet të kuptojmë nëse tendenca e shpërthimit po ngadalësohet dhe ndalet. Kur kemi rezultate pozitive përgjatë këtij aspekti, konsulentët tanë, shkencëtarët dhe instituti shëndetësor do të na japin dritën jeshile për të zbutur dhe ndoshta revokuar të gjitha masat”.

Attilio Fontana, president i Lombardisë . (Photo by Robert Hradil/Getty Images)

“Ne jemi të parët që duam t’i zvogëlojmë ato sepse ato po dëmtojnë ekonominë tonë dhe qetësinë e qytetarëve tanë”, ka thënë i pari i Lombardisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com