Ende nuk e ka prezantuar, PSG fillon shitjen e fanellave me emrin e Herreras

03 Korrik 2019

Ander Herrea ka disa ditë që është larguar nga Manchester Unitedi, derisa pritet që të prezantohet si transferimi më i ri i Paris Saint-Germain.

Mesfushori spanjoll do të kalojë te kampioni i Ligue 1 me parametra zero, pasi që kontrata e tij me Djajtë e Kuq ka skaduar në muajin qershor.

United i kishte ofruar rinovimin, por Herrera nuk kishte pranuar pasi kishte preferuar një aventurë të re.

Ander Herrera (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Herrera ka arritur marrëveshje personale me parisienët ku do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

Besohet se mesfushori spanjoll do të ketë një pagë vjetore prej nëntë milionë eurove në stinor, mirëpo prezantimi i tij nuk ka ndodhur ende.

Lexo po ashtu: PSG arrin marrëveshje personale me Herreran

PSG ka befasuar me veprimin e tyre të fundit, pasi ka filluar t’i shet fanellat e Herreras në ueb faqen e tyre me numrin 21.

29-vjeçari me sa duket pritet që në këtë javë të prezantohet në Parkun e Princave, gjersa fanellat e tij kanë filluar të dalin në dyqanin e klubit francez. /Telegrafi/

Fanella e Ander Herrera te PSG (Foto: Paris Saint-Germain.com)

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan