Ëndrra evropiane, shqiptarët që po testohen në Itali

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Janar 2018 16:18
Lojtarët e rinj që po vëzhgohen nga drejtuesit italianë

Merkatoja e janarit nuk funksionon vetëm për lojtarët e ekipeve të para, pasi edhe futbollistët e rinj synojnë kapërcimin e madh në karrierë. Lojtarët e rinj në Shqipëri mundohen të kapin “tokën e premtuar”.  E ardhmja e futbollit në vendin tonë është shumë e vështirë, kjo është ngulitur në kokën e gjithsecilit prej tyre, e sidomos të prindërve.

Eduasportin.com mëson disa prej lojtarëve të rinj shqiptarë që po mundohen të çajnë në Itali me anë të provave në ekipe të ndryshme. Nimelio Kapaj, Fabio Gega, Luciano Gega, Armion Jazaj dhe Flori Maçi do të jenë në prova në qytetin italian të Viterbo-s.

Të rinjtë shqiptarë do të vëzhgohen nga ekipet e Parma-s, Torino-s dhe Viterbese-s. Ata do të kenë mundësinë të bindin drejtuesit italianë dhe pse jo të mbesin në klubet italiane. Do të ishte një hap i rëndësishëm për karrierën e tyre. Prova për futbollistët e rinj është siguruar nga kompania menaxheriale “Zorba FIFA Menagment”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike