“Engjëll dhe djall”, Bekaj bën gjithçka, zhbllokohet sfida në kryeqytet, “thatë” në takimet e tjera

13 Shkurt 2021

Tirana-Kukësi është pa diskutim sfida më e rëndësishme e javës së 19-të, një sfidë mes të barabartësh, një ndeshje që mund të vendos shumë për pjesën e mbetur të sezonit për të dy ekipet. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndryshe nga se pritej, Kukësi i Mirel Josës ishte superiorë në minutat e para. Bekaj u kthye fillimisht në hero duke ndalur Eze nga fare pranë.

Në minutën e 15-të një top pa shumë pretendime mbreti në zonën e Bekaj dhe gardiani në përpjekje për të kontrolluar sferën shkaktoi faull ndaj Taipit. Gjyqtari i takimit nuk hezitoi duke akorduar 11-metërsh. Si gjithnjë nga pika e bardhë e penalltisë, kapiteni Ibrahimi u tregua i saktë duke kaluar Kukësin në avantazh.

Në tre sfidat e tjera, Vllaznia-Apolonia, Kastrioti-Partizani dhe Bylis-Laçi nuk kemi ndryshim të rezultatit, barazim pa gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com