Ergys Kaçe, “as në qiell as në tokë”

Panathinaikos e do, PAOK-u mendohet. Çfarë do të ndodhë me Ergys Kaçen? Mesfushori korçar dëshiron të luajë dhe skuadra nga Selaniku nuk po ia jep këtë mundësi. Te gjigantët grekë i është premtuar formacioni dhe kjo është e rëndësishme për mesfushorin.

Greqi mediat raportojnë se “topi” është në fushën e presidentit Ivan Savvidis. Ky i fundit duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Kaçes dhe ai nuk do të vonojë. Me shumë mundësi, sikurse edhe është përfolur, ai do të kalojë në bashkëpronësi të Panathinaikos dhe PAOK.

Transferimi për Kaçen është me rëndësi për shkak edhe të pozicionit të tij në Kombëtare, ndaj kërkon një ekip ku të luajë. Dhe kur të vjen një ofertë nga një klub me histori të madhe në futbollin grek, nuk mund të thuash jo. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan