Ergys Kaçen e ndjekin vetëm të zeza, UEFA ‘masakron’ klubin e tij

Nuk kanë fund problemet për drejtuesit e Panathinaikos. UEFA e ka dënuar me tre vjet mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane klubin e njohur grek ku pjesë e tij është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe, pasi nuk kanë paguar borxhet e tyre. Lojtarët në klubin më të vjetër grek shkuan në grevë më parë këtë muaj në shenjë proteste për pagat e pashlyera nga viti i kaluar. 20 herë kampionëve të Greqisë iu dhanë një dënim përkohësisht nga UEFA në dhjetor dhe ata kishin kohë deri në 1 mars për të zgjidhur faturat e tyre të papaguara. Duke dështuar të përmbushin kushtin e qeverisë që drejton futbollin evropian, ata gjithashtu janë gjobitur me 100,000 euro. Kaçe u transferua në janar nga PAOK-u dhe menjherë u kthye në një lojtar tepër të rëndësishëm për Panathinaikos, që deri pak javë më parë rrezikonte mbijetesën. 24-vjeçari shqiptar ka grumbulluar 8 ndeshje deri më tani, të gjitha si titullar me fanellën e 20 herë kampionëve të Greqisë.

Panathinaikos, që ndodhet në vendin e tetë në klasifikim me 35 pikë aq sa Panetolikos në vend të shtatë në Super League, ishte dënuar edhe nga federata greke duke i hequr tre pikë këtë sezon për mospagesën e parave që i kishin borxh ish-mbrojtësit Jens Ëemmer. Klubi me bazë në Athinë është ekipi më i suksesshëm i vendit në kompeticionet evropiane. Ata dolën nënkampionë të Champions League në vitin 1971 kundër Ajax dhe arritën në gjysmëfinalen e të së njëjtës garë në vitet 1985 dhe 1996, duke humbur respektivisht ndaj Liverpool dhe Ajax. Këtë sezon, megjithatë, ata u eliminuan nga Europa League në raundin e play-off. Dënimi i dhënë nga organi i kontrollit financiar të UEFA-s përfaqëson një moment tjetër të pafavorshëm për klubet greke të Super League këtë sezon. Muajin e kaluar, presidenti i PAOK-ut, Salonika Ivan Savvidis u ndalua për tre vjet për t’u futur në stadium, pasi hyri me një armë gjatë një ndeshjeje në kampionat kundër AEK Athens. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan