Eriksen thuhet se e do kalimin te Bayerni

12 Tetor 2019

Tashmë është bërë e ditur se Christian Erikseni dëshiron të largohet nga Tottenhami në këtë afat kalimtar.

Mesfushori danez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Spurs, andaj tani në garë për të është futur edhe Bayern Munich.

Real Madridi dhe Manchester United tentuan ta transferonin Eriksenin në këtë verë që shkoi, mirëpo marrëveshja nuk u materializua.

Christian Eriksen (Foto: Marca.com)

Sipas asaj që raporton Sport 1, reprezentuesi i Danimarkës është i hapur për një transferim të mundshëm në Allianz Arena.

Lexo po ashtu: Real Madridi nuk do ta pres verën, Eriksen pritet të transferohet në janar

Mesfushori thuhet se do të largohet nga Tottenhami në fund të këtij sezoni, atëherë edhe kur përfundon kontrata e tij.

Los Blancos dhe Djajtë e Kuq, po ashtu e duan transferimin e Eriksenit, por Bayerni tani shihet si kandidat kryesor për t’i marrë shërbimet e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan