Erling Haaland: Alarmi im në telefon është himnin i Ligës së Kampionëve – çdo ditë zgjohem me të

13 Nëntor 2019

Erling Haaland është shndërruar në sensacionin më të ri në futboll, pasi forma e tij e lartë në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Austrisë me Red Bull Salzburgun ka marrë shumë vëmendje.

Talenti norvegjez është aktualisht golashënuesi më i mirë në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi ka shënuar shtatë gola.

Por, Haaland ka zbuluar një gjë interesante rreth gjumit të tij dhe se si zgjohet me himnin e Ligës së Kampionëve.

“Ky është alarmi im i telefonit. Unë zgjohem çdo ditë me këtë. Është muzika e fundit që do të më mërzitej”, ka thënë talenti i skuadrës austriake.

Lexo po ashtu: Vazhdon shkëlqimi i Haaland, realizon het-trik te Salzburgu

“Zgjohem me të dhe më bën që ta fillojë ditën në mënyrë perfektë. Nuk ka më mirë se ta dëgjosh himnin e Ligës së Kampionëve çdo mëngjes dhe të motivohesh”, ka shtuar më tej Haaland.

Vera e vitit 2020 me shumë gjasë do të sjell ndryshime të mëdha për të, pasi shumë klube kanë filluar t’i kërkojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan