Është kthyer në lojtar pankine, Muller kërkon largimin nga Bayern

09 Tetor 2019

Vetëm pak muaj më parë nuk e diskutonte formacionin, ndërsa tani është kthyer në një zëvendësues të përhershëm. Një rol që nuk I pëlqen aspak Thomas Muller. I mërzitur që ka humbur ndjeshëm pozitat në hierarkinë e Bayern Munich, sulmuesi ka kërkuar nga klubi të largohet që në merkaton e janarit. Lajmi u bë i ditur nga “Bild”, ndërsa më pas u xhirua në të gjitha mediat gjermane.

1165317536.jpg

Të gjitha nënvizojnë të njëjtën arsye në vendimin e 30-vjeçarit: aktivizimi me pikatore, pasi në pesë ndeshjet e fundit mes Champions League dhe kampionatit gjerman, trajneri Nico Kovac i ka rezervuar vetëm 66 minuta lojë. Shumë pak për një si Muller, që tani kërkon të ndryshojë ambjent. I spostuar në pankinë nga Coutinho dhe Gnabry, sulmuesi ka bërë valixhet gati dhe në janar vetëm duhet të vlerësojë ofertat, që me shumë mundësi nuk do të mungojnë, ashtu si në sesionin e verës në merkato.

587007196 Rb Leipzig Fc Bayern Muenchen Fu8zqtbuqlqazipsef

Menjëherë pas lajmit të publikuar në Gjermani, mediat italiane kanë shpejtuar të nxjerrin nga arkivat e tyre faktin se si Inter u interesua shumë për sulmuesin gjerman gjatë verës. Por zikaltërit nuk janë të vetëm. Manchester United dhe Arsenal gjithashtu kanë kërkuar më parë sulmuesin gjerman, që nga ana e tij preferon më shumë Premier League.
(balkanweb)

www.balkanweb.com