Është Messi sportisti më i paguar në botë. Ja sa fiton “Pleshti”

12 Qershor 2019

Kampionë në fushën e lojës, por edhe në financa. Futbollistët janë sportistët më të paguar në botë, një fakt ky që konfirmohet në renditjen e publikuar nga prestigjozja “Forbes”. Në krye të listës është Lionel Messi, i cili fiton 127 milion dollarë në vit. Nga kontrata me Barcelonën, mes pagës dhe bonuseve, “Pleshti” arkëton 92 milion dollarë, ndërsa 35 milion të tjera përfiton nga kontratat me sponsorat.

C 29 Fotogallery 1025743 Imagegallery Imagegalleryitem 1 Image

Ashtu si në futboll edhe në financa, rivali më I fortë i Leo Messi është Cristiano Ronaldo. Pas ntransferimit te Juventus, sulmuesi portugez ka rritur në 109 milion dollarë në vit përfitimet e tij, duke u renditur në vendin e dytë të renditjes sa I përket sportistëve më të paguar në botë. CR7 fiton nga rroga dhe bonuset me Juventusin 65 milion dollarë, ndërsa nga sponsorat merr 44 milion të tjera. Në vendin e tretë është një tjetër futbollist.

64317191 10167333690927037 5661705466741260288 N

Pavarësisht se mban rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori, Nejmar duhet të qëndrojë pas dy yjeve të tjerë të futbollit. Sulmuesi brazilian fiton 107 milion dollarë në vit, 75 nga rroga dhe premiot me Paris SG dhe 30 milion nga kontratat me sponsorat. Pesëshja e parë e listës së publikuar nga “Forbes” plotësohet me boksierin meksikan, Canelo Alvarez dhe yllin e tenisit botëror, Roger Federer. Ndërkohë, në listën me dhjetë sportistët më të paguar në botë janë edhe basketbollistët amerikanë, LeBron James, Stephen Curry dhe Kevin Durant.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan