“Është turp të largohet falas”, menaxheri i Hysajt: Po vlerësojmë ofertën e…

25 Shtator 2020

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Xhufredi ka vendosur të flasë pa dorashka. E ardhmja e mbrojtësit shkodran është ende pezull, edhe pse në fillim u përfol për një rinovim tek Napoli.

“Ditët e fundit kemi marrë një ofertë nga Lokomotiva e Moskës dhe po e vlerësojmë atë. Nëse i plotëson apo jo kërkesat e Napolit, këtë nuk e di. Pas disa muajsh, Hysaj largohet me parametra zero.

Do të ishte një turp që një lojtar si ai të largohej falas, ka thënë agjenti i Hysajt, Xhufredi.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com