Eurobasket, Sllovenia e Spanja mbeten të pamposhtura

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Shtator 2017 12:50
Eurobasket, Sllovenia e Spanja mbeten të pamposhtura

Sllovenia dhe Spanja nuk njohin humbje në kampionatin europian të basketbollit për meshkuj. sllovene mundi Islandën në sfidën e katërt në grup, me rezultatin 102-75, në një sfidë të dominuar gjatë të gjithë kohës. Dragiç dhe basketbollistët e tjerë vuajtën vetëm në periodën e parë të sfidës, të mbyllur 25-23. Por duke nisur nga 10-minutëshi i dytë përballja nuk kishte histori, me Slloveninë që e sheh veten të kualifikuar për të fazën tjetër të kompeticionit. merr e vetme kreun e grupit C. Skuadra e Sergio Scariolos fitoi edhe ndaj Kroacisë, në sfidën me interesin më të madh. Ndryshe nga 3 përballjet e para, këtë radhë Spanja “djersiti” shumë për të fituar ndaj ballkanasve me rezultatin 79-73. mes Spanjës dhe Kroacisë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, e ajo fituese u përcaktua vetëm në minutat e fundit të sfidës, me kampionët në fuqi të Europës që bënë më mirë sesa kundërshtarët në momentet më vendimtare, për ta kaluar edhe këtë ndeshje me sukses. ë grupin D, Rusia pësoi humbjen e parë në Europian dhe ajo që ia shkaktoi atë ishte Letonia, me rezultatin 84-69. Pjesa e parë ishte në favor të Rusisë, që e mbylli atë me avantazhin 44-34 falë lojës së Shved e Mozgov. Por pas pushimit, në parket u pa një ndeshje krejt tjetër. Timma dhe Smits i dhanë një tjetër impuls skuadrës letoneze, që gjatë të gjithë 20 minutave të dyta pësoi vetëm 25 pikë, për të përmbysur rezultatin e sfidës, të cilën e mbylli me 15 pikë avantazh. ë ndeshjet e tjera të Eurobasket spikat fitorja e Gjermanisë ndaj Italisë, 61-55, Franca mundi Poloninë 78-75, ndërsa Lituania shkatërroi Ukrainën 94-62.