Eurogoli i Hysenbelliut nga mesfusha nuk mjafton, fati braktis Prestige në gjysmëfinalen e Urban Cup

12 Qershor 2021

Prestige është i pa fat në gjysmëfinalen e Urban Cup 2021. Skuadra shqiptare u mposht me penallti pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 3-3 nga bullgarët e Sabornog Harma, që siguruan një biletë për në turneun interesant që po zhvillohet në Bullgari.

Eurogoli i kapitenit Fatmir Hysenbelliu në minutën e 18-të nuk mjaftoi që skuadra shqiptare të triumfonte në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës u mbyll gjithçka në 3-3.

Golat për Prestige u shënuan nga Hysenbelliu, Shima dhe Vasha. Vlen të përmendet fakti se Prestige e dominoi takimin, por fati nuk qe me shqiptarët. Gjithsesi, kalimi në gjysmëfinale ishte sukses më vete, pasi ekipi shqiptar merrte pjesë për herë të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com