Everton Soares i hapur për transferim te Milani  

08 Korrik 2019

Sulmuesi brazilian, Everton Soares mund të përfundojë këtë verë te skuadra e madhe italiane, Milani.

Everton shkëlqeu me Kombëtaren e Brazilit në Copa America këtë verë, duke shënuar tre gola, ndër të edhe goli i parë në fitoren 3-1 kundër Perusë të dielën në finale.

Paraqitjet e tij të mira me Brazilin dhe skuadrën e Gremios kanë bërë që Everton të jetë një emër i lakuar për t’u transferuar në Evropë.

Lexo po ashtu: Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh

Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është ajo italiane, Milani, të cilët e kanë që një kohë të gjatë në radar.

Sipas mediumit CalcioMercato, sulmuesi i Gremios, Everton, i ka thënë ‘po’ një transferim potencial në këtë verë te Milani.

Everton u zgjodh golashënuesi më i mirë në Copa America (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, 23-vjeçari aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe Rossonerët ende nuk kanë arritur marrëveshje me klubin brazilian.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja pasi klubi italian nuk dëshiron të humb garën për transferimin e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com