Evertoni afër transferimit të Diego Costas

06 Korrik 2019

Evertoni thuhet se po planifikon të bëjë një ofertë befasuese në drejtim të Atletico Madridit për Diego Costan.

Pronari i Toffees, Farhad Moshiri, është duke tentuar ta transferojë braziliano-spanjollin në këtë afat kalimtar nga skuadra spanjolle.

Sipas Daily Mail, ish-sulmuesi i Chelsat është bërë prioritet i biznesmenit iranian për ta transferuar te Evertoni në këtë afat kalimtar.

Diego Costa (Foto: Getty Images/Guliver)

Costa tashmë ka bërë publike dëshirën e tij që të largohet nga skuadra madrilene, pasi këta të fundit i refuzuan kërkesën e tij për një pagë më të lartë.

Lexo po ashtu: Diego Costa është në shitje

Spanjolli madje po kërkohet edhe në Kinë, mirëpo me interesimin nga Evertoni, ai mund të shpresojë në një pagë rreth 22 milionë euro në sezon.

Costa ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat për Los Cholchoneros, derisa ka shënuar vetëm tri gola, e që ishte suspenduar për dhjetë ndeshje, pasi e kishte fyer gjyqtarin në përballjen ndaj Barcelonës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com