Evra i bindur se Pogba nuk do të qëndrojë te Unitedi

14 Maj 2019

Spekulimet se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United gjatë verës vetëm sa po rriten.

Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Patrice Evra, është i bindur se bashkëkombësi i tij nuk do të qëndrojë më te klubi anglez.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Patrice Evra

“Mendoj se Pogba do të largohet, pasi duhet të kesh dashuri për atë klub në të cilin luan, në mënyrë që të jesh i përkushtuar”, ka thënë Evra, transmeton KP.

“Janë shumë gjëra që ia kanë bërë më të vështirë situatën Pogbas në Old Trafford, prandaj mendoj se largimi do të ishte më i mirë për të gjithë”, ka shtuar ai.

Për mesfushorin francez më së shumti interesim ka shprehur Real Madridi.

(Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

www.telegrafi.com