F1 | Briatore tregon të metat e Sebastian Vettel

10 Tetor 2018
F1 | Briatore tregon të metat e Sebastian Vettel

Gjykimi i Flavio Briatore-s mbi Sebastian Vettel është i ashpër. Ish-shefi i Benetton Renault, në një intervistë për Nico Rosberg, ka shpjeguar se si piloti i Ferrari-t ka hedhur poshtë mundësinë për të fituar botërorin për shkak të fiksimit të tij mbi të fituarit garat.

Veçanërisht, Briatore, nënvizoi gabimin e Vettel-it në Monza: “Incidenti i tij në nisje ka qenë absurd. E dinte që kishte makinën më ë mirë për të qenë superior për 50 xhiro ndaj Hamilton, i mjaftonte vetëm të frenonte. Djeg 25 pikë sa herë që bën këtë”.

Sipas Briatore-s, ndër të tjera, Vettel, ka pasur mundësi që të arrinte podiumin: “Nëse do që të triumfosh në botëror, është mirë të marrësh dhe vendin e tretë apo të dytë. E rëndësishme është që të marrësh pikë. Stresi i pilotëve është normal, por duhet që të zbresin në pistë për të arritur që të marrin pikët, dhe kështu fitohet botërori”.

Qëndrimi i Vettel-it i kujton Briatore-s atë të Alonso-s, të cilin ai e mësoi se si të marrë pikë dhe të fitojë kampionatin botëror të Formula 1 asokohe. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.