F1 | Në Singapor dëgjohet vetëm zhurma e Red Bull

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 12:56

Janë dy makinat Red Bull që lënë pas të tjerat në provat e lira për Çmimin e Madh të Singaporit që do të diskutohet në cirkuitin qytetas Marina Bay, duke konfirmuar të dhënat e edicionit të fundit. Pas dyshes Riçiardo dhe Verstappen, të ndarë nga njëri-tjetri vetëm me dy të dhjetat, u renditën dy Ferrari me Vettel dhe Raikkonen, të ndarë nga njëri-tjetri me gjysmë sekonde.

Vetëm vendet 6 dhe 8 për dy Mercedes-ët, respektivisht për Hamilton dhe Bottas, por ka ende kohë për të bërë vlerësimin e duhur, pasi ata garuan me gomat hiper të buta. Gabim i Leclerc në fazën finale, i cili preku murin dhe they pjesën e majtë të makinës (“Faji im, kërkoj falje”). Të dhëna jo të mira për pilotët e tjera, ndërkohë që bëhet me dije se gara do të bëhet gjatë natës në Singapor. Në Shqipëri provat e dyta të lira do të jenë sot në orën 14:30.

FERRARI & MERCEDES — Ritëm i mirë gare nga ana e Ferrari-t, zbret në pistë me vijën e gjelbër për të kontrolluar analizat aerodinamike të aplikuara te njëvendëshja. Kohët me gomat hiper të buta janë ngushëlluese, edhe pse pritej një superioritet kundër Mercedes, të cilët kanë përdorur gomat e buta. Për Hamilton vetëm vendi i gjashtë me një sekondë e gjysmë larg nga Riçiardo dhe 1.2 sekonda larg nga Vettel. Ndërkohë që Bottas u rendit i teti pas Renault-it të Sainz. Drejtuesit e ekipit gjerman kanë menduar strategjinë që pilotët e tyre të bëjnë vetëm një ndalesë gjatë garës. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike