F1 | Ricciardo optimist pas garës së Japonisë

09 Tetor 2018
F1 | Ricciardo optimist pas garës së Japonisë

Për shkak të problemeve teknike gjatë fazës së kualifikueseve, piloti i Red Bull Daniel Ricciardo, u nis nga vendi i 18 në cirkuitin e Suzuka-s në Japoni, pistë që është e vështirë të ndjehesh superior. Daniel Ricciardo, ndërkohë, arriti që të ishte më tepër se i lumtur në fundin e garës, pasi mori vendin e katërt në Suzuka me Red Bull-in e tij.

“Arrita që t’ia dilja pa shumë probleme. E dija që isha në lartësinë e duhur, edhe pse në Japoni ishte shumë e vështirë që të parakaloje, por për fat arrita që të shfrytëzoj mirë karikimin dhe gomat” – shpjegoi Ricciardo. Bëmë ndryshimet e duhura”.

“Dikush më pati thënë se të arrija vendin e katërt duhet që të isha optimist, kështu që u përqendrova dhe e arrita, është si një fitore. Ka qenë e bukur të shihje parakalimet që bëmë ndaj dy makinave Ferrari. Nëse do të isha në podium do të ishte më mirë, por nuk mund të ankohem, jam i lumtur për ekipin”. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.