REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Këtë e zbuloi ish-kreu i teknikëve të Williams

F1 studion ndryshimet e reja të nisjes fillestare

12 Janar 2018 18:46

Procedurat e trajnimit dhe të njëjtat modalitete fillestare në nisjen e garës në Formula 1 së shpejti mund të ndryshojnë. Në fakt, simulimet janë duke u zhvilluar për të vlerësuar nëse ka mënyra më të sigurta dhe më spektakolare për të filluar Grand Prix.

Këtë e zbuloi ish-kreu i teknikëve të Williams, Pat Symonds - i cili tani është pjesë e specialistëve të ngarkuar nga bosi i ri i F1, Ross Brawn, për të studiuar dhe përcaktuar rregulla të reja për cirk - MIA Entertainment & Energy – Efficient Motorsport Conference të Birmingham.

«Për shumë vite, rrjeta fillestare e nisjes në garat e F1 është një formacion i shkallëzuar. Dhe ne e dimë se një nga problemet tona është se, jo vetëm, e vendosim makinën më të shpejtë në fillim të garës, por ne gjithashtu e ndajmë atë nga të tjerët”, shpjegoi Symonds.

"Por nuk ishte gjithmonë kështu, ka pasur një kohë kur makinat u rreshtuan dy herë në të njëjtën kohë dhe, edhe një herë - kemi një fotografi në selinë tonë në Londër, që unë mendoj se është marrë në Monza - ku ishin katër makina në radhën e parë”.

“Çfarë do të ndodhte nëse do ta bënim përsëri? A do të kemi një raund të parë shumë më emocionues apo një përplasje të madhe në qoshen e parë? " Përgjigja, tha trajneri, do të vijë nga statistikat e përpiluara pas simulimet në një "mjedis virtual", në mënyrë që të shmangim gabimet, siç ndodhi në vitin 2016, kur "dikush që nuk është i përfshirë në F1 vendosi se do të ishte një ide e mirë të ndryshojë procedurën e kualifikimit" dhe ishte "një fatkeqësi ". /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Nis në Sepang më 28 janar

Zbulohet kalendari i testeve para nisjes së kampionatit

21 Janar 2018 21:51

Botërori i MotoGP do të nis më 18 mars në Katar, por më parë pilotët do të provojnë motorët e rinj. Këtë vit sesionet do të jenë tre, por që nga viti 2019 do të jenë 2. Kalendari i sezonit të provave për skuderitë dhe pilotët do të nisë më 28 janar në Sepang të Malajzisë dhe do të përfundojë më 30 janar.

Pas impenjimit në Malajzi pilotët do të shkojnë në Tailandë dhe do të debutojnë nga 16 deri më 18 shkurt në pistën e re, e cila ka hyrë në kalendar këtë vit, gjendet në zonën e Buriram. Do të kenë kështu mundësinë që të shohin cirkuitin që do të përdoret për Çmimin e Madh të 7 tetorit të këtij viti.

Në fund, takimi do të jetë në pistën e Katar, në të cilin nis tradicionalisht dhe kampionati. Pilotët do të jenë impenjuar në testet që nisin nga 1 deri më 3 mars. Në testet e tjera në nisje të kampionatit, pilotët dhe skuderitë do të kenë shansin që të provohen në pistën e Jerez, Montmelo dhe Brno.

Përsa i përket Moto2 dhe Moto3, testet e para para nisjes së kampionatit janë programuara nga 6 deri më 8 shkurt në Valencia. Dy të tjerat do të zhvillohen në pistën e Jerez, në Spanjë, nga 12 deri më 14 shkurt dhe nga 6 deri më 8 mars. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Asnjë pilot për sezonin 2018

E çuditshme, një kontinent mungon në F1

21 Janar 2018 16:31

“Momentalisht nuk është gati asnjë pilot amerikan për sezonin e ri të Formula 1”. Fraza e shprehur një javë më parë nga Gunther Steiner, drejtues në ekipin Haas, ka provokuar reagime të ndryshme në SHBA.

Nuk kanë munguar kritikat për fjalët e të parit të kësaj skuderie, i cili shprehu gjithashtu se nuk ka mundur që të gjejë një amerikan që është në lartësinë e duhur për ta pasur në skuderinë e tij.

Në mbrojtje të pilotëve amerikanë ka dalë në mbrojtje piloti i IndyCar, Sebastian Bourdais. Nuk është amerikan, por ka eksperiencë të gjatë në SHBA dhe ka provuar që të bëjë hapin e madh në Formula 1 pa pasur suksese të rëndësishëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Piloti spanjoll flet për shifrat marramendëse që fiton

Jorge Lorenzo: E meritoj pagën time

20 Janar 2018 21:28

“Kam garuar për titullin botëror për nëntë vite. E meritoj pagën time”. Ka deklaruar Jorge Lorenzo duke folur për PaddockGP. E mbylli i shtati vitin e shkuar duke grumbulluar 137 pikë. Pagesa vjetore është 12.5 milionë euro në total, ndërsa e ndarë në bazë të pikëve, është 1240 euro për pikë, nuk është larg rekordit të Valentino Rossi-t, i cili e ka pagesën 1250 euro për pikë.

“Kam një kontratë të mirë sepse vlerat e mia në merkato janë të larta”, shton Jorge. “Shumë pilotë nuk flasin, por kur firmosa isha pesë herë kampion botë. Normalisht që thuhet se vlerat e mia janë në bazë të garave të fundit. Sezoni i shkuar nuk shkoi mirë”.

Lorenzo më tej ka vijuar të flasë edhe për të ardhmen e tij. “Jam me fat që jam këtu. Prioriteti im është të jem te Ducati për të mbyllur atë që kam nisur, për të provuar që të fitoj titullin botëror. Në çdo çështje është shumë herët të flasësh, por jam i sigurt që në fillim ose në fund do të ndodhë”.

Natyrisht, pa harruar shokun e skuadrës Dovizioso, që ka bërë sezon të mirë: “Ka garuar për kampionatin nga fillimi në fund. Fitoi shumë gara. Nuk mund të presim për këtë vit, sepse mund të jetë sezoni i parë në të cilin dy pilotë të Ducatit do të garojnë për titullin deri në fund”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
“Jemi në të njëjtën pistë”

Rivaliteti Mercedes – Ferrari, flet bosi gjerman

20 Janar 2018 19:53

Dieter Zetsche, shefi i Mercedes Benz, ka shpjeguar se e ardhmja e Formula 1 imagjinuar nga kompania gjermane është “e njëjtë 100%” me atë të rivalëve të Ferrari. Deklarata e dhënë në Autocar erdhi sepse Liberty, menaxheri i kampionatit botëror, zbuloi planet e të ardhmes për rregullat teknike. Plane që janë pritur keq nga Ferrari, aq sa Sergio Marchionne disa muaj më parë kërcënoi me tërheqje. Edhe Mercedes është shqetësuar në lidhje me këtë situatë, mbi të gjitha në lidhje me ndryshimet për standardin e fuqisë.

“Jemi policë të mirë dhe policë të keq”, tha Zetsche, “Ne jemi përplasur dhe prap jemi në rrugë të mbarë, por jemi në të njëjtën kohë me mendime të njëjta për strategjitë në Formula 1, të cilat i kemi 100% të njëjta. Shkurt, ne jemi miq të mirë”.

Ndërkohë Mercedes është përgatitur për të fituar titullin e pestë radhazi në F1 për konstruktorë. Nëse do ta arrijnë, do të thyejnë suksesin e Red Bull që e bëri këtë gjë nga viti 2010 deri në vitin 2013, radhazi. Edhe McLaren ka katër, nga 1988 deri në vitin 1991. Ndërsa rekordin i takon Ferrarit, nga viti 1999 deri në vitin 2004, pra gjashtë herë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment