F1 | Vettel fiton mbështetjen e ‘armikut’ Hamilton

09 Tetor 2018
F1 | Vettel fiton mbështetjen e ‘armikut’ Hamilton

Kur ndihma të vjen andej nga nuk e pret: pikërisht nga armiku! Pas ditë së zezë të Çmimit të Madh të Japonisë në pistën e Suzuka-s, e përbërë nga gabime, Vettel e ka gjetur veten praktikisht jashtë nga gara për kreun, tanimë 67 pikë larg nga Hamilton kur mbeten dhe 4 gara deri në përfundim.

Shumë gabime të kryera nga Seb këtë vit, që nga Baku deri te Suzuka duke kaluar te autogoli i pabesueshëm në Gjermani, aty ku ka marrë përgjegjësinë më të madhe të humbjes së garës për titullin botëror. I dëshpëruar pas garës së Japonisë, vetë gjermani i Ferrari-t ka fituar mbështetjen pikërisht nga Hamilton, rivali i tij i hekurt, i cili në një mesazh në Instagram ka hapur ombrellën mbi të.

“Besoj se mediat duhet që të tregojnë pak më tepër respekt për Sebastian-in – lexohet në Instagramin e britanikut -. Ju thjesht nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është atë që bëjmë ne në nivelin tonë, për çdo sportist që ndodhet në krye të aktivitetit. Si qenie njerëzore mund të bëjmë gabime, por se si i përballojmë është ajo që ka rëndësi”. Gjest i madh, shpresojmë që Vettel-it t’i shërbejë për t’u ringritur. Në pistë dhe moralisht. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.