F91 Dudelange në histori, klubi i parë luksemburgas që arrin fazën e grupeve

Futbolli luksemburgas po përjeton një moment historik. Për herë të parë, një klub nga ky vend do të luajë në fazën e grupeve të Europa League. Pasi triumfuan në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, kundër kampionëve të Rumanisë Cluj, F91 Dudelange ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e kthimit duke fituar 2-3 (pjesa e parë 0-0). Ata madje kryesuan me rezultatin  0-3 në sajë të një dopiete  të Danel Sinanit (51 dhe 54) dhe David Turpel (78).

Ky klub është themeluar në vitin 1991, si rezultat i bashkimit midis tre klubeve të tjera. Në raundin e dytë eliminuan Dritën e Gjilanit, kurse në raundin e tretë eliminuan polakët e Legias (2-1, 2-2).

Trajneri 37-vjeçar, Dino Toppmöller është djali i Klaus Toppmöller, i cili udhëhoqi në vitin 2002, gjermanët e Bayern Leverkusen drejt finales së Champions League (e humbur me rezultatin 1-2 përballë Real Madrid). Ai ka luajtur në këtë klub në sezonin 2009-2010, para se të emërohej trajner në vitin 2016 dhe të fitonte dy kampionate. Europa League do të sjellë rreth katër milionë euro fitime për Dudelange, që tashmë e kanë harruar humbjen e thellë, 1-4, kundër Mondorf të dielën e kaluar në kampionat. Qyteti i Dudelange (20,000 banorë) është i vendosur në kantonin e Esch-sur-Alzette. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan