Fabinho i përcjell ‘mesazh’ trajnerit Klopp

Mesfushori i Liverpool, Fabinho shkëlqeu në fitoren 0-2 që Brazili arriti ndaj kombëtares amerikane të futbollit. Me përformancën e tij 24-vjeçari i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit, Jurgen Klopp, që ta aktivizojë në kampionatin anglez. Mesfushori brazilian u transferua në Anfield nga Monako për 44 milionë paund dhe ende po pret të debutojë me “The Reds”.

Edhe pse mbeti jashtë Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi, Fabinho u kthye titullar me ekipin në fitoren e djeshme. 24-vjeçari luajti në krahun e djathtë për Selecao dhe shpreson që përformanca e tij pozitive të ketë impresionuar trajnerin gjerman të Liverpool. Klopp pati deklaruar se lojtari mund të debutojë me fanellën e “Të kuqve” në ndeshjen ndaj Tottenham në “Ëembley”, të shtunën e ardhshme.

Në përfundim të ndeshjes ai u shpreh: “ Gjithçka shkoi mirë, stafi teknik e di si të më udhëzojë dhe unë gjithashtu e kisha më të lehtë të luaja me shokët e ekipit. Në fillim të ndeshjes duhet të kesh durim dhe unë u përpoqa që t’i merrja me qetësi gjërat, por me rëndësi është që gjithçka në përgjithësi shkoi mirë”.

I pyetur në lidhje me rolin e tij në të djathtë, ai tha: “Nuk është hera e parë që luaj, jam mësuar. E kam bërë këtë gjë disa herë për klubin tim të vjetër, kur luaja në Monako”.

Edhe portieri Alisson u shpreh i kënaqur për paraqitjen e shokut të tij.

“Fabinho bëri një ndeshje të mirë, ashtu si gjithë mbrojtja”- tha ish gardiani i Romës.

Golin e parë për Seleçao e shënoi sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino ndërsa të dytin Neymar nga pika e bardhë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.