Fabio Capello: Ronaldo? Lojtari më i fortë, por e përjashtova nga Real

Fabio Capello: Ronaldo? Lojtari më i fortë, por e përjashtova nga Real

I ftuar në Sky Sport, Fabio Capello, trajner i cili ka stërvitur lojtarët më të mirë, është rikthyer të flasë për periudhën kur drejtonte Realin dhe për fenomenin Ronaldo. Italiani ka rrëfyer për problemin që kishte me Ronaldo-n, mbipeshën. “ Fenomenin e kam peng, sepse peshonte 96 kilogram te Reali dhe nuk arrija dot ta dobësoja. Më habiste fakti që kur fitoi Kupën e Botës ishte 84 kilogramë dhe kur erdhi te Real peshonte 96. Kishim Ronaldo-n dhe Van Nisterlooy, mendoja se mund të fitonim gjithçka, por në fakt humbëm 3 ndeshje rresht dhe ishin gati të më pushonin. E largova Ronaldo-n nga ekipi dhe vendosëm të rifillonim nga e para. “

Capello ka rrëfyer edhe një prapaskenë në lidhje me transferimin e brazilianit te Milan. “Më telefonuan nga Milani për të marrë informacion për Ronaldo-n, sepse e kishim vënë në shitje dhe ai kishte arritur marrëveshje me një ekip arab, dhe ju thashë: ‘Lëreni fare, sepse ai nuk mendon për të luajtur’. Më falënderuan për këshillën dhe një ditë më vonë e blenë “, ka treguar Fabio Capello. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.