Fabregas e cilëson Sadio Manen si njërin nga tre lojtarët më të mirë në botë

03 Tetor 2019

Cesc Fabregas e ka cilësuar sulmuesin Sadio Mane si njërin nga tre lojtarët më  të mirë në futbollin botëror pas paraqitjes së tij brilante për Liverpoolin kundër RB Salzburg.

Liverpooli arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 4-3 ndaj RB Salzburg në ndeshjen e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

Mane shënoi golin e parë të Liverpoolit në këtë fitore të madhe dhe statusi i tij si lojtar i klasit botëror ishte temë e debatit në rrjetin social Twitter.

Lexo po ashtu: Liverpooli po fiton, por ky aksion i golit të Sadio Mane ishte fantastik

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat, Fabregas reagoi ndaj paraqitjes së shkëlqyer të Mane duke e krahasuar indirekt atë me Lionel Messib dhe Cristiano Ronaldon.

Sipas yllit spanjoll, sulmuesi senegalez i Liverpoolit është njëri nga tre lojtarët më të mirë në botë.

“Mane për mua është në top tre lojtarët më të mirë në botë dhe ka qenë për një kohë. Niveli shumë i lartë”, ka shkruar Fabregas në Twitter. /Telegrafi/

Mané for me is top 3 players in the world and has been for a while. Top top level.

— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) October 2, 2019

www.telegrafi.com