Fabregas komentoi nga studio finalen e Ligës së Evropës, por do t'i takojë medalja e kampionit

31 Maj 2019

Cesc Fabregasit do t’i shtohet edhe një medalje në sirtar dhe kjo në saje të ish-klubit, Chelseat.

Kjo e fundit triumfoi në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit me rezultat 4-1 në Baku të Azerbajxhanit.

Spanjolli aktualisht po luan për Monacon dhe finalen e garës evropiane ka punuar si analist profesionist për BT Sport. Medalja do të fitohet sepse ai luajti për londinezët në fazën e grupit të kësaj gare.

Futbollistët e Chelseat madje i ofruan atij që të bashkohet në festimet e titullin evropian, por nuk e pranoi ofertën për shkak të detyrimeve televizive.

Cesc Fabregas WILL receive Europa League winners' medal despite watching former Chelsea team-mates as television pundit in Baku pic.twitter.com/6T3zBsIilW

— Lilian Chan (@bestgug) May 31, 2019

Fabregas më vonë bëri një fotografi pranë trofeut të çmueshëm ndërsa portieri i Chelseat, Rob Green, i cili ka qenë në ekip si gardiani i tretë gjatë gjithë sezonit, por nuk u regjistrua, nuk do të fitojë medalje.

Megjithatë, tifozët e ftuan atë në skenë gjatë kremtimit dhe ndër të parët e mori trofeun dhe kjo ishte një lloj ngushëllimi.

Ndryshe, 32-vjeçari e kishte veshur fanellën e The Blues në 138 raste dhe ka shënuar 15 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com