Familja Keta ruan traditën, nxjerr një tjetër kampion kickboksi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
28 Nëntor 2017 09:55

Familja Keta vazhdon traditën në sportin e kickboksit, pasi këtë herë është Ferit Keta që ka arritur të shpallet kampion në peshën super te mesme ne Gjermani, duke mposhtur boksierin vendas Toni Thes.  

 “E kisha ëndërr të ndiqja rrugën e dy vëllezërve Gjetanit dhe të Ismailit. Kur ata ndesheshin atje, unë mendoja që një ditë të bëja të njëjtën gjë si ata”, ka thënë Feriti i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel. Ai gjithashtu komenton edhe kundërshtarin. “Edhe kundërshtari ka bërë kickboks, ka qenë edhe kampion në këtë sport. Ai ishte shumë i fortë, ishte edhe gjerman. Por unë isha shumë i përgatitur për këtë ndeshje pasi ishte një shans shumë i mirë për mua. Tashmë synoj titullin europian dhe për ta realizuar këtë do të punoj shumë”, ka thënë Feriti.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike