Fatit nuk i dihet. I propozoi për martesë nga karantina, modelja ruse i kthen përgjigje Albi Dokës

23 Mars 2020

Çdo e keqe e ka një të mirë. Për këtë mund të thotë më shumë Albi Doka, që izolimi në shtëpi mund t’i realizojë një ëndërr të madhe. Në fakt, mbrojtësi i Tiranës publikoi dy “story” në Intagram ku në mënyrë virtuale i propozonte për martesë dy prej modeleve më të famshme të botës, Bela Hadid dhe Nastasya Wolf.

Diçka e nisur me humor, por Doka ka marrë një përgjigje. Nuk është përfundimtare, por propozimi duket se ka futur në mendime modelen ruse. “Duhet të mendohem”, I ka shkruajtur ajo futbollistit shqiptar. Nuk është shumë, por shpresa ka…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com