Fatkeqësia e Neymarit që u rikthye në traditë, lëndohet sërish në festën e ditëlindjes së tij

04 Shkurt 2020

Neymari është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint-Germain për sfidën e të martës (sot) ndaj Nantes shkaku i një lëndimi të pësuar në ditëlindjen e tij.

Ylli brazilian kishte organizuar një parafestë për ditëlindjen e tij të 28-të, derisa të mërkurën (nesër) është organizimi i tij kryesor.

Por, gjatë festës së tij, Neymari ka pësuar një lëndim, e që është sa befasueses aq edhe shokuese se si një lojtar mund të lëndohet gjatë një feste.

Më shokuese e bën fakti se nuk është hera e parë që braziliani lëndohet në ditëlindjen e tij, pasi që nga koha kur është transferuar te PSG, ai po vuan nga lëndimet.

Lexo po ashtu: Të ftuarat speciale në Neymarit, bukuroshet Anxhelina e Beatrix Ramosaj duken atraktive në ditëlindjen e futbollistit brazilian

Braziliani kishte pësuar lëndime në vitin 2018 dhe 2019 në festat e ditëlindjes së tij, duke qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Duket se tashmë për Neymarin kjo fatkeqësi është shndërruar në traditë të lëndimeve, e që karriera e tij nuk po i shkon ashtu siç e kishte planifikuar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan