Federata e Gjermanisë mijëra euro shpërblim për futbollistët

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Dhjetor 2017 09:40
Në rast fitimi të Kupës së Botës

Gjermania është një prej Kombëtareve kandidatë për të fituar Kupën e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi. Edhe pse Kombëtarja është prestigj, federata e futbollit të këtij vendi ka vendosur shpërblime për futbollistët në rast suksesi dhe ato janë shumë të majme.

350 mijë euro do të marrë çdo futbollist që do të jetë në këtë kompeticion në rast se Gjermania arrin të fitojë trofeun. Në rast se ekipi arrin deri në çerekfinale atëherë kjo shifër do të jetë 75 mijë euro dhe 125 mijë euro për gjysmëfinalen. Vendi nënkampionit do të jetë 200 mijë euro.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike