Federata italiane me plan të qartë, aprovohet fondi për të ndihmuar ekipet me probleme pas Koronavirusit

04 Qershor 2020

Federata italiane ka dalë me një projekt të quajtur “Të shpëtojmë futbollin” ku rreth 21,7 mln euro do shpërndahen për të ndihmuar klubet e vogla që militojnë në kategoritë ë ulëta të futbollit italian.

Në një deklaratë Federata zbulon planin sesi do i shpëtojë ligat e ulëta dhe skuadrat që luajnë në to. “Aprovimi final do dërgohet në këshillin federal më 8 qershor”, lexohet në deklaratë.

Federata italiane e futbollit do ndihmojë në mënyrë financiare klubet e futbollit në Seria B, Seria C, ligat amatore dhe futbollin e femrave pas krizës që la pas Koronavirusi.

Ja se si do ndahen fondet e federatës për të mbështetur ekipet në kategoritë e ulëta:

Mbi 5 mln euro ndihmë do marrin ekipet e Seria B

Mbi 5 mln euro ndihmë do marrin ekipet e Seria C

Mbi 5 mln euro ndihmë do marrin ligat amatore

Mbi 3 mln euro do marrin lojtarët dhe stafet e të gjitha ekipeve, dhe 700,000 euro ndihmë financiare do marrë futbolli i femrave.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com