Federata ka një lajm të madh për tifozët gjermanë para Botërorit 2018

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka dorëzuar dosjen për të organizuar Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet në vitin 2024, me UEFA-n që pret vetëm konkurencë nga Turqia. UEFA ka marrë dosjen për “Euro 2024” të paraqitur nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB). DFB njoftoi vendimin e saj për të paraqitur një kërkesë në mars 2017 dhe e ka dorëzuar atë në UEFA tri ditë para afatit përfundimtar. UEFA pret që Federata Turke e Futbollit (TFF) të paraqesë një ofertë më vonë gjatë javës.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, që luajti për vendin e tij kur ata organizuan për herë të fundit në një turne ndërkombëtar, Kupën e Botës 2006 dhe tani është ambasador për ofertën e DFB. Ai foli për kulturën “kozmopolitane” të Gjermanisë, si dhe stadiumet e tyre moderne, midis pikave më të forta të kërkesës. Një delegacion i DFB i kanë paraqitur dosjen e kandidaturës sekretarit të përgjithshëm të UEFA, Theodore Theodoridis, gjatë një takimi në Nyon këtë të martën.

✍?? #BidBook #EURO2024 #UnitedByFootball @DFB_Praesident @philipplahm @UEFA pic.twitter.com/g9Lld2gREc

— United By Football (@UBF_EURO2024) April 24, 2018

“Si një lojtar, kam marrë pjesë në Kupën e Botës 2006 në Gjermani”, tha Lahm për UEFA. “Unë jam i sigurt se edhe njëherë do të ndiejmë entuziazëm të madh dhe do të krijojmë një frymë të re solidariteti në UEFA Euro 2024. Ne jemi pritës kozmopolit, kemi stadiume moderne dhe infrastruktura të shkëlqyera. Futbolli është në shtëpi me ne. E di se “Euro 2024” do të jetë një festival i shkëlqyer i futbollit për të gjithë në Evropë – sepse ne jemi të gjithë “Të bashkuar nga futbolli””, tha Lahm, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist me Bayern Munchen, por edhe me Gjermaninë. Gjermania e ka organizuar edhe disa vitem më parë Kampionatin Evropian, më konkretisht në vitin 1988, ndërsa ka pritur dy herë Kupën e Botës në vitin 1974 dhe 2006. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan