Fellaini e ka futur Mourinho-n në mendime të thella

Jose Mourinho nuk e ka bërë gjumin e qetë në këto ditët e fundit.

Dhe kjo sepse trajneri portugez ka frikë se një nga yjet e ekipit, Marouane Fellaini do të largohet nga skuadra në verë.

Futbollistit belg i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe ai ende nuk ka vendosur që të rinovojë, duke qenë se pret një ofertë më të mirë ekonomike.

Ajo që tekniku portugez kërkon, është që ylli belg të mos të largohet.

Në shtator mesfushori refuzoi një ofertë të bërë nga “Djajtë e kuq”, pasi iu duk e pamjaftueshme.

Ai synon që të përfitojë një pagesë prej 170 mijë sterlinash në javë.

Fellaini i cili sapo mbushi 30 vjeç pëlqehet së tepërmi nga PSG-ja dhe Besiktas.