Ferdinand i shokuar: Kjo është kriminale, pritet një vendim

Manchester United, pësoi një tjetër humbje dhe tani situata sa vjen dhe përkeqësohet. Trajneri Jose Mourinho duket gjithnjë e më pranë shkarkimit, teksa ekipi është ndarë në grupe, një pjesë që është kundër portugezit dhe pjesa tjetër pro. Ish-mbrojtësi Rio Ferdinand, duke folur për “BT Sport”, u shpreh se drejtuesit e United duhet të marrin një vendim të madh, pasi sipas tij kështu nuk mund të vazhdohet më. Ai kritikoi ashpër lojtarët për mos impenjim.

“ADN-ja e një futbollisti ka të bëjë me punën dhe përpjekjet. Nuk e pashë këtë gjë sot. Unë nuk i kam parë lojtarët e United të bëjnë dy ose tre pasime të suksesshme, ky është krim. Unë nuk pashë mjaftueshëm futbollistë të punonin fort për t’i thënë trajnerit: ‘ky është vendi im në ekip’. Ju duhet të punoni fort dhe të keni grintë, por Man Utd nuk e bëri këtë. Ka disa vendime të mëdha që duhet të merren tani në United. Do të ketë bisedime të nivelit më të lartë, për të ardhmen e trajnerit dhe skuadrës, sepse akoma nuk janë hedhur bazat. Duhet të bëhet patjetër diçka”, tha Ferdinand. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.