Ferguson spekulohet se do ta ndihmojë Liverpoolin të shpallet kampion para Cityt

15 Prill 2019
Ferguson spekulohet se do ta ndihmojë Liverpoolin të shpallet kampion para Cityt

Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë rivalët më të mëdhenj në Angli. Historia e këtij rivaliteti është më shumë se një shekull, dhe tifozët e të dy ekipeve mund të bien dakord për çdo gjë vetëm që rivalin i madh të mos fitojë titullin e Ligës Premier.

Megjithatë, ka ardhur koha për të ndryshuar dhe gjëra që një ikonë e Djajve të Kuq publikisht ka thënë se The Reds do të fitojë titullin.

Ndoshta trajneri më i madh i të gjitha kohërave, legjendari Sir Alex Ferguson, është i bindur se Liverpool pas 29 vjetëve do të triumfojë në ligën elitare angleze titullin e ligës gjersa Të Kuqtë do t’i ndihmojë shumë United.

Jonathan Walters :“I was chatting with Phil Bardsley and I’m gonna drop a name here, he was sat with Sir Alex Ferguson,”

“He sat with him and he thinks Liverpool are gonna win it.
[BBC Radio 5 Live’s Football Daily podcast]

— Chelsea (@ouggi) April 15, 2019

Këtë informacioni e ka publikuar BBC-ja, bazuar në fjalët e ish-futbollistit Jonathan Walters.

”Sir Alex tha se Liverpooli do të bëhet kampion, sepse United do ta ndal Cityn”, tha Bardsley.

Lexo po ashtu: Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit dhe Cityt në garën për titullin e Ligës Premier

Liverpool ka dy pikë avantazh mbi Cityn dhe kanë mbetur katër ndeshje deri në fund të kampionatit. City ka një lojë më pak, por edhe një orar shumë më të vështirë.

Liverpooli nuk ka derbi deri në fund, ndërsa Citizens duhet të luajnë me Tottenhamin dhe Unitedin. Ferguson beson se Djajtë e Kuq vetëm do të marrin pikë kundër Citizens. /Telegrafi/

www.telegrafi.com