Feronikeli kryen stërvitjen e fundit, gati për ndeshjen e së martës nga TNS

08 Korrik 2019

Feronikeli ka përmbyllur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj The New Saints (TNS).

Skuadra nga Drenasi është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.

Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveç asaj te futbollistët.

Lexo po ashtu: Ramadani zotohet për rezultat pozitiv ndaj 'The New Saints'

Të martën, me fillim prej orës 20:00, në kohën lokale të Kosovës, fillon takimi mes The Neë Saints dhe Feronikeli.

Kujtojmë që kjo xhiro e UEFA Ligës së Kampionëve luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan