Feronikeli shpreson ta përmbysë sot rezultatin ndaj Slovan Bratislavës në 'Fadil Vokrri'

30 Korrik 2019

Feronikeli do ta zhvillojë sot (30 korrik) përballjen e dytë me Slovan Bratislavën, derisa takimi i parë kishte përfunduar 2-1 për mysafirët.

Ndeshja që fillon nga ora 18:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa skuadra kosovare ka kërkuar mbështetjen maksimale nga tifozët.

Ndeshja e parë e luajtur në Bratislavë, përfundoi me rezultat 2-1, prandaj në këtë takim, Feronikeli duhet të ballafaqohet me disavantazhin e një gole.

Drenicasit kanë shanse të mirë të kalojnë tutje në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës me një fitore minimale prej 1-0.

Lexo po ashtu: Feronikeli kërkon përmbysjen ndaj Slavia Bratislavës: Flasin Zekrija Ramadani, Astrit Fazliu e Yll Hoxha

Nikli tashmë ka kompletuar të gjitha përgatitjet për përballjen ndaj Solvan Bratislavës, derisa sonte do të shpresojmë në përmbysje të rezultatit.

Feronikeli do t’i ketë lojtarët më të mirë në dispozicion për takimin  që duhet fituar me çdo kusht në mënyrë që të kalojnë në një rreth tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com