Ferrari blen pilotin e ri, vetëm 23-vjeç

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Janar 2018 17:14
Zyrtarizimi vjen nga “Twitter”

Zyrtarizimi vjen nga “Twitter”, nga ku njoftohet për një firmë: Ferrari bën publik prurjen e re, Daniil Kvyat, i ngarkuar për makinën simuluese. Piloti 23-vjeçar, ish-i i Toro Rosso dhe Red Bull, qëndron në pistë duke zgjedhur “Kalin”: në ditët e shkuara emri i tij ishte afër Williams, i interesuar që ta kishte si pilotin e tretë me eksperiencë.

Më pas, prurja e re e skuderisë së Maranello, interesim që u pasua nga faktet. Nuk është përcaktuar ende, ose nuk është bërë e ditur, programi i përdorimit të pilotëve që në çdo rast do të përmbushin rolin e zhvilluesit të makinës 2018 përmes seancave të simulatorit të ndihmuar nga testet në veturë: krahasimi i vazhdueshëm me dy shoferët e Kuq është i pashmangshëm, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen. /EDS/