Ferrari, Vettel pret me padurim garën e parë të sezonit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 17:53
Gjermani bën një përmbledhje se çfarë pret

Kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga starti i sezonit të ri të Formula 1, Sebastian Vettel bën një përmbledhje të asaj çfarë e pret në këtë vit. Sezoni hapet me çmimin e Madh të Australisë në Melbourne dhe gjermani është optimist: “Mendoj se do të nisim nga baza të mira me makinën tonë SF71-H. Tani duhet të punojmë përsa i përket zhvillimit tonë dhe të rrisim potencialin e makinës. Kam shumë besim të skuadra ime, e di sa të aftë janë dhe të përkushtuar.”

Gjermani i “Ferrarit”, Vettel ishte fituesi i garës së vjetshme në Australi, pasi mposhti rivalin e “Mercedes”, Lewis Hamilton në një duel shumë të luftuar, dhe tashmë 30-vjeçari shpreson që të përsëritet e njëjta histori si sezonin e kaluar: ”Pres me padurim të zbres në pistën e Australisë, sepse menjëherë sapo ndodh kjo gjë të gjithë pilotët do të garojnë në të njëjtat kushte. Por siç edhe deklarova unë kam besim të makina jonë.” Në fakt Vettel nuk ka përse të mos jetë optimist, pasi “Ferrari” gjatë testeve të zhvilluara deri tani ka marrë rezultate mjaft pozitive. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike