Festime të çmendura në Dagestan për fitoren e Nurmagomedov (video)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Tetor 2018 22:30
Bashkatdhetarët e sportistit nuk u përmbajtën

Në Dagestan, atdheun e luftëtarit të arteve parciale të përziera, Khabib Nurmagomedov, ka pasur festime të çmendura pas fitores së tij ndaj irlandezit Conor McGregor.

Dagestanasit kanë qenë shumë të lumtur për këtë fitore të madhe në Las Vegas, ndërkohë që e kanë ndjekur të organizuar këtë duel të vlefshëm në kategorinë UFC.

Bashkatdhetarët e Nurmagomedov-it kanë mbushur sheshet e kryeqytetit, Makhaçkala, duke hedhur fishekzjarrë dhe brohoritur.

Madje edhe i ati i tij ka qenë në sheshin kryesor, ku ka përshëndetur turmën për mbështetjen që i dhanë djalit të tij ndaj McGregor. Bllokimi i rrugëve ka qenë diçka e zakonshme, duke i hapur mjaft punë policisë vendase. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike