Festoi golin në mënyrë të veçantë, Neymar tregon arsyen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 10:50
Sulmuesi brazilian

Neymar i ka dedikuar shokut të tij, barist, golin e shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Amiens. Ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Francës.

Sulmuesi brazilian pasi ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë në minutën e 53’ të takimit, mori këpucën dhe e vendosi te pjesa e ballit lart. Më pas, 25-vjeçari përmes dy fotove të postuara në “Instagram” , të tijën dhe të shokut barist, Joao Celso Moraes, për të shpjeguar kështu mënyrën e festimit të golit.

PSG e fitoi takimin në transfertë 0-2, falë golit të Neymar dhe të Adrien Rabiot në minutën e 78’  /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike